Rama: Asnjë qeveri nuk është perfekte, edhe ne kemi gabime! Ja si po shpërndahet konflikti…

Shpërndaje

“Algoritmi po shpërndan konfliktin”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, i cili teksa komentoi zhvillimet në vendin tonë theksoi diferencëne  madhe që ekziston mes qeverisë dhe opozitës.

Edi Rama:

Në opozitë mund të premtosh gjithçka dhe nuk mban përgjegjësi, në qeveri do mbledhësh plehrat. Në opozitë mund të mbrosh gjithë zogjtë,m në qeveri do luftosh me gjahtarët.

Në opozitë mund të kthesh të gjitha pronat, në qeveri trajtosh 3 lloj pronarësh që kemi, atë që janë nën me letra të vjetra, ata që janë mbi me legalizime dhe ata që janë mbi të dy me letra kooperative. Qeveria është burimi më i pasur për të ushqyer zemërim, edhe sikur të jetë më e përsosura.

Nuk ka qeveri të përsosur dhe ne kemi probleme. Opozita kur merr trajta revolucionare, duket tërheqëse. Tani ne jemi përballë një industrie fitimprurëse. Kush mendon se me klike dhe followers bën politikë, bën gabim. Me këto, ai bën shërbimin me oligarkët më të mëdhenj që pasurohen çdo ditë.

Të gjitha postimet të cilat janë të mërzitshme kanë një shpërndarje më të ngadaltë në krahasim me ato që janë tërheqëse. Algoritmi po shpërndan konfliktin. Frika prodhon klikime, klikimet kohë dhe koha para. Ekonomia e vëmendjes është bërë ekonomi politike.

Shpërndaje