
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës nga Partia Demokratike, Imeldi Sokoli, ka reaguar për situatën e tregtarëve të tregut të rrobave të përdorura në lagjen Perash, i cili u shkatërrua nga flakët dy vite më parë.
Në një postim në rrjetet sociale, Sokoli thekson se edhe pse ka kaluar kohë nga ngjarja, ende nuk është ofruar asnjë zgjidhje për tregtarët e prekur, por as për qytetarët që e frekuentonin më parë këtë treg.
“Dy vite pas djegies së tregut të rrobave të përdorura në Perash, nuk është bërë asnjë zgjidhje për tregtarët dhe as për qytetarët, ndonëse ishte premtuar nga kryetari i bashkisë. Shumë shpejt vjen koha e llogaridhënies…”, shkruan Sokoli.
Me këtë deklaratë, përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Bashkiak akuzon Bashkinë Shkodër për mosmbajtje të premtimeve pas incidentit që shkatërroi tregun, duke paralajmëruar se kjo çështje pritet të rikthehet në debat politik në vijim.




