Propozimi i Vllaznisë për ndryshimin e skemës së “Final 4”…

Shpërndaje

Në takimin konsultues të zhvilluar sot nga Departamenti i Garave në FSHF me përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet Superiore”, në qendër të diskutimit ishte ideja për përmirësimin e skemës aktuale të “Final 4” me synimin për të shtuar rivalitetin dhe cilësinë në fazën përmbyllëse të kampionatit.

KF Vllaznia, përmes drejtorit sportiv Vioresin Sinani, ka paraqitur një propozim konkret për formatin e ri. Sipas tij, në përfundim të kampionatit të rregullt, pikët duhet të zerohen dhe më pas të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale me këtë renditje: vendi i parë përballet me të katërtin dhe i dyti me të tretin, në sistem vajtje-ardhje. Ndërkohë, finalja të luhet në stadiumin “Air Albania”.

Sipas Sinanit, kjo formulë ruan avantazhin e vendit të parë në renditje dhe e bën më tërheqëse garën, pasi çdo skuadër e kualifikuar në “Final 4” do të ketë një shans real për të fituar titullin, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen në stadiumet respektive të ekipeve.

Shpërndaje