
Atleti i ekipit Vllaznia, Muhamet Çangeli, ka konfirmuar edhe një herë dominimin e tij në kërcim së gjati, duke fituar titullin Kampion Kombëtar me një rezultat të shkëlqyer prej 7.42 metrash.
Ky sukses vjen si vazhdimësi e formës së tij të qëndrueshme dhe profesionalizmit që e karakterizon. Me këtë paraqitje, Çangeli jo vetëm që ngjitet në majë të podiumit, por forcon edhe më shumë pozicionin e tij si një nga figurat kryesore të atletikës shqiptare.
🇦🇱 Vllaznia dhe Shkodra kanë arsye për të qenë krenare – Muhamet Çangeli vazhdon të shkëlqejë kuq e blu!





