
Sprinteri i talentuar i ekipit Vllaznia, Leandro Çardaku, ka fituar titullin Kampion Kombëtar në garën e 100 metrave, duke regjistruar një kohë të shkëlqyer prej 10”80 (matje elektronike). Ky rezultat e konfirmon atë si një nga emrat më premtues të atletikës shqiptare në disiplinën e shpejtësisë.
Me një paraqitje të fuqishme dhe teknikë të rafinuar, Leandro tregoi se është në formë të shkëlqyer dhe i gatshëm për të sfiduar edhe më tej rekordin kombëtar në të ardhmen.
🏆 Një tjetër sukses për Vllazninë dhe një hap i madh për karrierën e Çardakut në pistën e garave!








