
KF Vllaznia do të nisë rrugëtimin europian në UEFA Conference League ndaj BFC Daugavpils më 10 korrik, në orën 20:00. Ndryshe nga pritshmëritë, ndeshja nuk do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, por është transferuar në “Elbasan Arena”, për shkak të mosmarrëveshjeve me Bashkinë Shkodër lidhur me organizimin e një koncerti në të njëjtën datë. Pavarësisht sfidave jashtë fushe, kuqeblutë janë gati të përfaqësojnë denjësisht qytetin dhe tifozët e tyre në arenën ndërkombëtare.
Njoftimi i KF Vllaznia:
🏆𝐔𝐄𝐅𝐀 𝐂𝐎𝐍𝐅𝐄𝐑𝐄𝐍𝐂𝐄 𝐋𝐄𝐀𝐆𝐔𝐄 | 𝐓𝐔𝐑𝐈 𝐈
𝐊𝐅 𝐕𝐋𝐋𝐀𝐙𝐍𝐈𝐀- 𝐁𝐅𝐂 𝐃𝐚𝐮𝐠𝐚𝐯𝐩𝐢𝐥𝐬 (𝐋𝐕𝐀)
🗓️ E enjte, 10 korrik
⏱️ 20:00
🏟️Stadiumi “Elbasan Arena”
Forca Vllaznia 🔴🔵
Vllaznia, një jetë, dy ngjyra, një skuadër.




