
Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në transfertë përballë Hungarisë dhe Turqisë, më 5 dhe 8 qershor. Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për këto dy sfida, ku nuk mungojnë as përfaqësuesit e Vllaznisë.
Portieri Aron Jukaj dhe sulmuesi Kevin Dodaj janë dy futbollistët kuqeblu që do të kenë mundësinë të përfaqësojnë Shqipërinë në këto përballje të rëndësishme për të ardhmen e ekipit kombëtar.
KF Vllaznia u uron suksese të shumta të dy lojtarëve me fanellën kuqezi!






