
Atleti i talentuar i Vllaznisë, Kolindo Kiri, ka fituar titullin Kampion Kombëtar në disiplinën e kërcimit trehapësh, me një rezultat mbresëlënës prej 14.82 metrash. Me një paraqitje të fuqishme dhe teknikë të shkëlqyer, Kolindo konfirmon edhe një herë veten si një nga atletët më të spikatur të këtij sporti në Shqipëri.
Ky sukses është dëshmi e punës së tij të palodhur dhe e nivelit të lartë që përfaqëson klubi i Vllaznisë në arenën kombëtare.
Një arritje që sjell krenari për Shkodrën dhe atletikën shqiptare!






