Kevin Dodaj shkëlqen me U21: Gol dhe asist ndaj Hungarisë…

Shpërndaje

Talenti i Vllaznisë, Kevin Dodaj, ka lënë gjurmë në miqësoren e zhvilluar nga Kombëtarja U21 ndaj Hungarisë. Kuqezinjtë dolën fitues me rezultatin 2-1, ndërsa Dodaj u aktivizua në pjesën e dytë, duke pasur një ndikim vendimtar në lojë.

Ai shënoi golin e parë për Shqipërinë dhe asistoi golin e fitores, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer edhe në arenën ndërkombëtare.

Shpërndaje