Kategoritë që nga sot duhet të paraqesin certefikatë vaksinimi në punë…

Duke filluar nga dita e sotme (4 Janar) do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Për disa kategori punonjësish është bërë i detyrueshëm vaksinimi kundër Covid-19. Kështu punonjësit e administratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve, për t’u paraqitur në punë duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik, kryetarja Mira Rakacolli tha: “Ju kujtoj që në datën 4 janar të gjithë punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare si një kategori që përbëjnë rrezik për të tjerët do të paraqesin dokumentin e vaksinimit ose certifikatat e shërimit me vlefshmëri deri në 6 muaj pas ditës së shërbimit. Kjo certifikatë ka filluar të gjenerohet edhe në sistemin e-albania”.

Ndërkohë masat që vijojnë të jenë në fuqi janë:

?Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.

Qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

-? Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.

-? Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik. ?-? Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.