I zhdukur prej ditësh, 64-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Drin…(Emri)

0
120

Gjendet i pajetë 64-vjeçari, Sefedin Lleshi, i zhdukur prej ditësh nga banesa.

Trupi i viktimës u nxor nga ujërat e lumit Drini i Zi, ku edhe dyshohet se është mbytur.

“Grupet e kërkimit të Policisë së  Dibrës në bashkëpunim me banorët e zonës, në vijim të kërkimeve të pandërprera përgjatë lumit Drini i Zi, për gjetjen e shtetasit S.Ll, 64 vjeç, banues në njësinë Administrative Muhurr, i cili dyshohej se ishte mbytur,   kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pa jetë, rreth orës 17.00 të mbrëmjes së sotme në vendin e quajtur ‘Ura e Reçit’.

Nga kqyerja paraprake e trupit të pa jetë nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe parapakisht dyshohet që shkaku i vdekjes është mbytja në lumë” njoftoi policia.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU