Hoqën shpendët e ngordhur pas denoncimit në media, përgjegjësi i veterinarisë Lezhë: E bëtë alarmante, vetëm 4 shpendë të dekompozuar gjetëm (të tjerët i kishin ngrënë qentë)…

Hoqën shpendët e ngordhur pas denoncimit në media, përgjegjësi i veterinarisë Lezhë: E bëtë alarmante, vetëm 4 shpendë të dekompozuar gjetëm (të tjerët i kishin ngrënë qentë).

Institucionet e Lezhës shkuan të hiqnin shpendët e ngordhur në bregdetin e Ranës së Hedhun pas denoncimit në media, ndërsa për përgjegjësin e sektorit të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve Lezhë, situata u bë alarmante pa arsye. Për mediat, Dedë Rama pranoi se informacionin e kishin marrë nga mediat, teksa shton se në vendngjarje ishin gjetur vetëm 4 shpendë të dekompozuar.

“Informacioni na erdhi nga media. U krijua gjendje alarmante. U gjetën vetëm 4 pula qe nuk ka lidhje me fermerët e Lezhës. Kemi thirrur institucione të tjerë të bashkisë. Shpendët ishin të dekompozuara”, tha ai.

Bëhet me dije se në bregdet shpendët e ngordhur janë konstatuar që dje, ndërsa sot u gjetën 5 shpendë, por rezulton se kanë qenë më shumë, pasi disa i kanë ngrënë qentë një ditë më parë.