Heqja e patentave në kohë pandemie, Avokati i Popullit nis hetimin administrativ

Avokati i Popullit ka nisur hetimin administrative lidhur me problematikën e Policisë së Shtetit, e cila i ka hequr patentat drejtuesve të automjeteve për të cilat ka dhënë autorizim dhe lëvizje pa afat.

“Për këtë çështje, fillimisht ka nisur hetimi me vetë iniciativën e institucionit tonë, referuar informacioneve të bëra publike në media. 

Më tej, pranë institucionit janë regjistruar dhe pranuar për shqyrtim edhe ankesa individuale të qytetarëve të cilat lidhen me të njëjtën problematikë“, thotë Avokati i Popullit.

Po ashtu ky institucion i është drejtuar me kërkesë për shpjegime Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku evidentohet se ende nuk ka një përgjigje zyrtare.

Avokati thotë se do të vazhdojë  angazhimin pranë strukturave të administratës edhe në shkallë hierarkike, deri në sqarimin përfundimtar të kësaj problematike.