Gjermania, e “uritur” për punëtorë/ Kërkohen mijëra njerëz nga Ballkani Perëndimor, edhe pa njohur gjuhën…

Strategjia e re qeverisë, parashikon shfrytëzimin e potencialit të fuqisë punëtore brenda vendit, duke rritur ofertat e trajnimeve profesionale, duke përmirësuar kushtet e punës për nënat me fëmijë, si dhe duke i dhëne mundësine e punës azilkërkuesve të refuzuar.

Por sipas Heil edhe kjo nuk mjafton për ta zgjidhur problemin. Pa migracion, nuk dalim dot nga kjo krizë, tha ai.

Një tjetër element i projektligjit është rritja e punëtorëve që vijnë me rregulloren e Ballkanit Perëndimor, pra punëtor të pakualifikuar.  Do të ketë dyfishim të numrit nga 25 000 që është aktualisht në 50 mijë në vit, për të cilën nuk duhet njohja e gjuhes gjermane por vetëm një kontrat e rregullt pune .

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor, e cila aplikohet edhe në Shqipëri është në fuqi deri në dhjetor të vitit 2023, por në draftin e ri është parashikuar që ajo të bëhet pa afat.

Sipas projektligjit, përllogaritet që në bazë të këtyre ndryshimeve të vijnë mesatarisht deri në 65 000 punëtor në vit. Gjermania që tani ka 2 milionë vende pune bosh. Nga kjo mungesë punëtorësh ekonomia më e madhe e Evropës humbet deri në 100 miliardë euro në vit.