“Gjendemi shumë ngushtë”, kërkesa për ndihmë që Avni Rustemi, Sejfulla Malëshova, Kostandin Cipja etj i dërgonin Luigj Gurakuqit më 1919…

“Gjendemi shumë ngushtë”, kërkesa për ndihmë që Avni Rustemi, Sejfulla Malëshova, Kostandin Cipja etj i dërgonin Luigj Gurakuqit më 1919.

“Rroga që marrim si studentë na del vetëm për të ngrënë”…

Kështu thuhet ndër të tjera në kërkesën që 6 studentë shqiptarë që studionin në Itali në vitin 1919 në shkollat e larta i dërgonin Ministrit të Arsimit të kohës Luigj Gurakuqi.

Letra prej 3 faqesh e shkruar me shkrim dore është firmosur nga:

Ndoc Deda, Avni Rustemi, Sejfulla Malëshova, Kostandin Cipja, Stefan Gaxulli dhe Agustin Shildia.

Këta të fundit shkruajnë se ishin rreth 30 studentë shqiptarë në Itali por se 6 prej tyre kërkonin nga Qeveria shqiptare ndihmë për nevoja bazike si libra, veshëmbathje dhe ushqim.