Gazetari Artan Hoxha tregon 5 emrat që duhet të thirren në SPAK për vrasjet në 21 Janar…

Gazetari Artan Hoxha thotë se ai bashkë me familjen e Aleks Nikës kanë kërkuar që çështja e 21 Janarit të kalojë në SPAK pasi nuk kanë më besim tek prokuroria e Tiranës.

Hoxha tha në “Euroneës Albania” se Prokuroria e Tiranës në 12 vjet nuk ka marrë asnjëherë në pyetje pesë njerëz që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjet e 21 Janarit, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-kryeopozitari Edi Rama, ish-ministri i Mbrojtjes Lulzim Basha, ish-presidenti Bamir Topi, ish-kryeprokurorja Ina Rama.

“Ne kemi kërkuar që këtë çështje ta marrë SPAK se e kemi humbur besimin që prokuroria e Tiranës do ta hetojë. Kam zero besimin, se prokuroria deri tani s’e ka pyetur kurrë Berishë, Bashën, Ramën, Topin, Ina Ramën. Kur s’i ka pyetur për 12 vjet, do t’i pyesë në muajin e parë të vitit të 13?

Ndaj unë dhe familjarët e Aleks Nikës, një familje dinjtoze e vetmja që s’ka pranuara anjë lekë, që nuk e ka këmbyer gjakun e familjarit të tyre me paratë e pushtetit, kur u lodhën duke pritur drejtësi, vendosën të bëjnë këtë zgjedhje. E para ta publikojmë, fakti që i kapëm gafil, që s’i dinte askush. Unë s’doja të njoftohej as qeveria, as mazhoranca se i kanë prishur hetimet prej 12 vjetësh”, tha Hoxha.