FOTO/ Aksident tek varrezat e deshmorëve në Shkodër, shpëton mrekullisht shoferi…

Nga aksidenti i ndodhur pak minuta më parë pranë varrezave të dëshmorëve në Shkodër, fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Shoferi i cili drejtonte mjetin tip Ford Fokus ka shpetuar mrekullisht pa lendime.

Mesohet se shkak i aksidentit është bërë një manovër e drejtuesit të mjetit pasi papritur i ka dalur përpara një përson me biçikletë dhe për ti shpëtuar ka rënë në kanalin anësor të rrugës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar shkakun e aksidentit.