
KF Vllaznia ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin Erdenis Gurishta, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe për dy sezonet e ardhshme.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi shkodran shprehu kënaqësinë për vijimin e rrugëtimit të përbashkët me kapitenin, i cili ka qenë një figurë kyçe në skuadër.
“Sa më shumë suksese me fanellën kuqeblu,” shkruan klubi, duke shoqëruar lajmin me mbështetje për lojtarin e tyre besnik.





