EMRAT/ Atentati ndaj prokurorit Ndoja, lihen në burg 5 të akuzuarit…

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Bashkim Haxhija, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku i njohur edhe me emrin Kili Ndërjaku dhe Juljan Pjetri të arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019.

Më 1 nëntor të vitit 2019 në aksin Tiranë-Durrës, mjeti që po lëvizte Ndoja u qëllua me breshëri plumbash. Prokurori Ndoja ndodhej në makinë me Landi Muharremin, me precedent penal dhe me Andi Malokun, shoferin e tij. Nga atentati humbi jetën në spital shoferi i prokurorit Ndoja, Andi Maloku, 30 vjeç.