Edon Murataj zyrtarizohet te Vllaznia, firmos kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi…

Shpërndaje

KF Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadër, sulmuesin Edon Murataj. Lojtari 22-vjeçar, i cili së shpejti mbush 23 vjeç, ka firmosur një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.

Murataj aktivizohet si sulmues krahu dhe është formuar si futbollist në Belgjikë, pranë klubit të njohur Antwerp. Në dy sezonet e fundit, ai ka qenë pjesë e futbollit austriak, ku ka fituar eksperiencë të vlefshme që pritet ta shfrytëzojë tashmë në kampionatin shqiptar.

Me këtë afrimi të ri, drejtuesit e Vllaznisë synojnë të forcojnë repartin ofensiv në prag të sezonit të ri. Klubi i uron mirëseardhje Muratajt në familjen kuqeblu.

Shpërndaje