E rëndë në Pukë, gjendet i pajetë një 41-vjeçar (Emri)…

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Fierzë të Pukës.

Bëhet me dije se është gjetur i pajetë Vladimir Kola 41 vjeç, banues në Durrës. Mësohet se 41-vjeçari prej 20 janarit kishte humbur kontaktet me familjen dhe se të afërmit kishin bërë kallzëim në polici.

Trupi i 41-vjecarit u gjet në një pus uji. Kola njihej si përdorues i pijeve aloolike. Trupi i pajetë ka mbërritur në morgun e spitalit të Pukës, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.