E FUNDIT/ Zogu i Tironës del nga burgu, gjykata e Tiranës e lë në shtëpi

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Hermes Nikaj, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tiranës”. Nga árrest me burg, Nikaj është lënë në masën e sigurisë “árrest shtëpie”, ndërkohë që burime për Dosja.al bëjnë me dije se Zogu është liruar nga qelia e paraburgimit qysh prej ditës së djeshme. Nikaj u árrestuá më 24 nëntor 2019, dhe akuzohet nga Prokuroria për “Shfrytëzim pròstîtucîòni” dhe “Pròstîtucîòn”.

Ai u zbulua si pjesë e një grupi që sipas prokurorisë kryenin pròstîtucîòn kundrejt pagesës.  Rrjetin e zbërtheu dëshmia e një vajze që shfrytëzohej nga Zogu i Tiranës për pròstîtucîòn, ku ky i fundit merrte edhe pjesën e tij të fitimit.

Pjesë e rrjetit dyshohet të jetë edhe pronarja e një qendre estetike, Anjeza Bena, e cila në këtë fazë hetimore është në masë arresti shtëpiak. Përgjimet e publikuara në media kanë nxjerrë në dritë përfshirjen e një sërë personazhesh të njohur nga bota e showbizzit, punonjës policie etj./dOSJA.AL/