E FUNDIT/ OFL ‘zbarkon’ në Shkodër, iu lë në postë formularët e pasurive disa ‘të fortëve’

Operacioni Forca e ligjit ka zbarkuar në Shkodër ditën e sotme.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se ‘maskat’ u kanë lënë në “postë” katër personave formularët e vetëdeklarimit.

Mësohet se ata janë emra jo pak të njohur të qytetit, dhe njihen ndryshe si pjesë e fiseve të të “fortëve” në qytet.

Në vijim pritet njoftimi zyrtarë i policisë për më shumë detaje.