
Dinamo e Ilir Dajës e nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri në Superligë, duke triumfuar 3-1 ndaj Vllaznisë në “Elbasan Arena”.
Ndeshja u hap në minutën e 35-të, kur Dejvi Bregu shënoi një gol të bukur nga krahu i majtë. Në pjesën e dytë, shkodranët u shfaqën më kërkues dhe në minutën e 53-të protestuan për një penallti pas dyshimeve për prekje me dorë nga Naser Aliji, por arbitri vendosi të vijonte loja.
Dinamo shënoi edhe golin e dytë në minutën e 59-të me afrimin e ri Saliou Guindo. Shkodranët protestuan për një prekje të mundshme me dorë nga Karamba, por VAR e cilësoi golin të rregullt.
Në minutën e 83-të, Hekuran Berisha mbylli llogaritë me golin e tretë, ndërsa Bekim Balaj arriti të shënojë vetëm golin e nderit për Vllazninë në fundin e shtesës.




