Artan Jazxhi zyrtarisht pjesë e Vllaznisë për Kupat e Europës…

Shpërndaje

KF Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Artan Jazxhi në skuadër. Klubi shkodran ka arritur një marrëveshje me KF Teuta për huazimin e futbollistit 24-vjeçar, i cili do të jetë pjesë e ekipit kuqeblu gjatë fazës së ndeshjeve ndërkombëtare në Kupat e Europës.

Artan Jazxhi, i njohur për qëndrueshmërinë dhe përvojën e tij në mbrojtje, pritet të sjellë siguri dhe cilësi në repartin difensiv të skuadrës.

Vllaznia i uron mirëseardhje futbollistit të ri, ndërsa tifozët presin me entuziazëm paraqitjet e tij me fanellën kuqeblu në arenën ndërkombëtare.

Shpërndaje