Arsid Kruja rikthehet te Vllaznia pas dy vitesh te Teuta…

Shpërndaje

Mesfushori shkodran Arsid Kruja është zyrtarisht rikthyer te Vllaznia, pas dy sezonesh të zhvilluara me ekipin e Teutës. Klubi kuqeblu ka njoftuar firmosjen e kontratës me futbollistin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri futbollistik.

Ky rikthim shënon një tjetër përforcim për Vllazninë, që po punon për të ndërtuar një ekip konkurrues. Kruja, një emër i njohur për tifozët shkodranë, pritet të japë kontributin e tij në repartin e mesfushës.

“Mirë se u riktheve në shtëpi!” – ishte mesazhi i klubit për lojtarin që rikthehet aty ku ka nisur karrierën.

Shpërndaje