AKU jep alarmin për salçiçet “WUDY”: Është zbuluar bakteri i rrezikshëm…“Kthejini aty ku i keni blerë”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë thirrje që konsumatorët të kthejnë mbrapsht disa prodhime të salçiçes “WUDY” në Shqipëri. Në njoftim thuhet se pas analizave përkatëse të kryera në Itali, ka rezultuar se këto produkte përmbanin bakteruin e rrezikshëm e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut

Njoftim për Konsumatorin

Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.
Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!