Aksion për marrjen e Teatrit Kombëtar? Forca të shumta policie…

Forca të shumta policie kanë rrethuar Teatrin Kombëtar rreth mbrëmjes.

Artistët thonë se pritet që sonte policia të ndërhyjë dhe të marrë në mbrojtje Teatrin Kombëtar.

Kanë informacion të pakonfirmuar se në orën 23:00 mund të rrethohet zona.

Për të dytën natë me radhë, Aleancës për Mbrojtjen e Tetarit i është bashkuar dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe ish-deputetë të tjerë të opozitës.

Ajo vlerësoi Këshillin e Lartë të Shtetit që i ka rekomanduar kryetarit të Bashkisë së  Tiranës të pezullojë procedurat e shembjes së godinës së Teatrit deri sa Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim për këtë çështje, në kushtet kur drejtësia është në gjumë sipas Kryemadhit.

Kryemadhi: Kjo godinë është si vera, sa më e vjetër, aq më e mirë është. Ta shikojmë trashëgiminë si një gjë shumë të mirë. Të shkojnë të ndërtojnë një teatër të ri, kanë hapësira ku mund të ndërtojnë. Ky teatër le të jetë histori dhe mundësi për të treguar se lutjet e besimtarëve në Shqipëri kudo që janë Zoti ua ka pranuar që të bëjë Edi Ramën të tërhiqet nga kjo çmenduri e madhe. Nuk ka arsye për të agravuar. Më vjen mirë që KLSH është shprehur, por akoma kjo drejtësia shqiptare si nuk qenka drejtuar nga gjumi për këtë vendimin e falsifikuar të këshillit bashkiak.