Ditën e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë protestën e dytën pas shembjes së godinës.
Pas një dite ‘pauzë’, kjo në respekt të besimtarëve mysliman pasi e marta përkonte me natën e Kadrit, Aleanca do të zbresë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë Ministrisë së Brendshme.
Krah tyre, ashtu si kurse edhe në protestën e kaluar, do të jetë edhe opozita, me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Protesta e kaluar u mbajt në orën 16:30 dhe zgjati për mbi 2 orë, ku nuk munguan disa incidente të vogla, por që në tërësinë e saj u karakterizua me qetësi.