Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu doli në një konferencë për shtyp duke folur mbi operacionin për trafikun e qënieve njerëzore nga Shqipëria për në SHBA, Britani të Madhe dhe Kanada.
Gjatë fjalës së tij, Veliu tha se janë arrestuar 24 persona, ku 15 prej tyre u është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, kurse 7 të tjerëve “arrest shtëpie”. Ndërkohë, 2 të tjerëve u është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje.
Veliu tha se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë dërguar emigrantë për në SHBA, Kanada dhe Britani të Madhe ëprmes falsifikimit të dokumenteve. Ata fillimisht i dërgonin në vendet e BE-së dhe më pas i nisnin për në destinacionin final.
Emrat e personave që janë arrestuar dhe ndodhen në burg:
-Bukurije Ahmetaj,
-Elvis Ahmetaj,
-Shkëlzen Avduli (Byberi, Gjoka, Popenga),
-Elvis alias Fatmir Qema,
-Klajdi Llika,
-Eduard Haxhiu,
-Altin Memaj,
-Blerim Coka,
-Admir Spahia,
-Azem Tanushi,
-Xhelil Dautaj,
-Mark Gjinaj (Gjini),
-Juxhin Tirana,
-Ilir Ferati,
-Gëzim Gjona,
Arrest shtëpie
-Besjan Mustafa
-Behar Ismailaj
-Arjan Koldashi
-Arselda Memaj
-Besnike Tufa
-Ervilma Bezati
-Gëzim Breza
Detyrim paraqitje
-Drita Sadriaj
-Aida Cenaj.
Hetimet e këtij procedimi penal janë në vazhdim.