Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur tre prokurorët e rinj për Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Ata janë:
-Sotir Kllapi, Vladimir Mara, Dritan Prençi.
Pas intervistimit të djeshëm të kandidatëve për Prokurorë në SPAK renditja e tyre sipas pikëzimit ishte:
-Sotir Kllapi 174 pikë
-Dritan Prenci 171 pikë
-Vladimir Mara 168 pikë
-Dorina Bejko 158 pikë
3 prokurorët e vlerësuar me më shumë pikë, janë zgjedhur si prokurorë të SPAK. Ata do të betohen përpara Presidentit të Republikës për të marrë detyrën e tyre.
Prokuroria e Posaçme tashmë është me 12 prokurorë ndërkohë që, në këtë strukturë, më herët, është vendosur që prokurorë të SPAK të jenë 15 vende.
Kandidatë për 3 vendet e mbetura vakante për SPAK janë: Elisabeta Imeraj, Anton Martini, Manjola Kajana.