Analisti Mustafa Nano ka folur për prishjen e Teatrit Kombëtar, një ditë më parë.
I ftuar në studion e “Open”, Nano u shpreh se kishte qënë dakord me prishjen e Teatrit Kombëtar por nuk i kishte pëlqyer mënyra sesi kishte ndodhur shembja e godinës.
“Qabeja po prishej, apo Shën Bazilika? Ok të prishet nuk është pak se një godinë 70-vjeçare në Tiranë. Por për mua ajo nuk ishte në harmoni, ishte një gjë e shëmtuar. Është opinioni im. Nuk kam dhimbje pse u rrëzua. Mua nuk më ka pëlqyer mënyra sesi rrëzua,”-tha Nano.
Një ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat. Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove.
Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.