Kush e dogji shkollen e vetme shqipe në Rozhaje?

Shpërndaje

Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës nuk duhet te heshtin, ato duhet ti kerkojne Qeverise se Malit te Zi hetimin sa me pare te këtij atentati ndaj arsimit shqip dhe dënimin e personave përgjegjës .

Ne Rozhaje te trevave shqiptare përtej kufirit ne Malin e Zi, eshte djegur shkolla e vetme shqipe ne kete zone !

Sipas njoftimeve te deritanishme, fillimisht zjarri ka perfshire pyllin prane saj dhe me pas flaket mberriten edhe deri tek nje magazine e saj. Kane nderhyre mjetet zjarrfikëse dhe e shuan zjarrin fillimisht, duke e shpetuar shkollen, dhe jane larguar.

Por vetem pak ore me vone, eshte mesuar per renie zjarri ne zyren e drejtorit te kesaj shkolle ! Brenda pak minutash eshte shkrumbuar gjithçka ! Shqiptaret ne Rozhaje, dyshojne se zjarri i eshte vene qëllimisht shkolles se tyre, per te shuar çdo gjurme shqiptarie ne keto treva !!!

Shkolla shqipe ne Rozhaje ka zbatuar nje program mësimor shume korrekt, te miratuar nga Ministria e Arsimit te Malit te Zi, konforme Kushtetutes dhe legjislacionit malazez !

Qeveria e Shqiperise dhe Qeveria e Kosoves, menjehere duhet tu kerkojne autoriteteve qeveritare malazeze qe ta hetojne dhe te nxjerrin pergjegjesine per kete atentat qe i eshte bere arsimit shqiptar, ndryshe te mbajne nje qëndrim dinjitoz duke e ngritur zerin fort ne mbrojtje te te drejtave legjitime te shqiptareve ne trevat e tyre, qe administrohen nga Mali i Zi !

Koha kur te drejtat e shqiptareve ne trojet e tyre, pavaresisht shtetit qe jane aneksuar ato troje, i perket te kaluares !/RealitetiPost/

Shpërndaje