Pas gjobës 20 mln lekëshe, qeveria mbyll RTV Ora. Demokracia shqiptare në ‘fije të perit’

Shpërndaje

Një rast i paprecedentë po ndodh me një media shqiptare e cila u gjòbit një natë më parë me 20 milionë lekë për shkèlje të aktit Normativ që përcakton numrin e personave në një studio televizive. Bëhet fjalë për RTV Ora, ku shkeljet janë konstatuar përkatësisht në emisionin “Tempora” dhe “360 Gradë”, ndërsa Inspektoriati Shëndetësor Shqiptar ka kërkuar mbylljen e Televizionit në fjalë pas gjòbitjes me 20 milionë lekë për shkelje të aktit Normativ.

Një ditë pas gjòbitjes me 20 milionë lekë, ISHSH ndërmerr dhe një hap tjetër të rèndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora. Ky është një rast i paprecedentë në historinë e medias shqiptare për shkaqe dhe rrethana të tilla ndërsa një akt i tillë është shqetèsues dhe alármant për demokracinë dhe mënyrën se si po funksionon në Shqipëri.

Thënë më thjeshtë, në vendin tonë mungesa e institucioneve më të larta të drejtësisë si funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë prej tre vitesh, ka bërë që në njëfarë mënyre, qeveria dhe autoritetet në varësi të tij, (por edhe që i binden urdhrave të saj e jo domosdoshmërisht janë në varësi ligjore) ndërmarrin veprime që cènojnë rèndë demokracinë, lirinë e fjalës dhe medias.

Kujtojmë se një vendim i tillë mbase për shumë kënd ishte i pritshëm për aq kohë sa në Kuvend ka kaluar një ligj e ashtuquajtur “Anti-Shpifje” e kritikuar gjerësisht në opinionin vendas dhe ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, dihen botërisht tashmë përplasjet e këtij televizioni me qeverinë e sidomos me Bashkinë e Tiranës ku ka pasur shpesh edhe situata kònfliktuale dhe ákuzash të ndërsjellta e deri edhe pèrplasje fizike e procese gjyqësore nga stafet përkatëse. Demokracia e brishtë shqiptare ndodhet në një situatë akoma më të brishtë se ‘dje’ ndërsa liria e medias dhe shtypit është në pikën ku e vërteta kushton shtrenjtë.

Shpërndaje