Kujtim Gjuzi tregon arsyen e ndarjes me bashkëshorten, publikon foton që nuk pritej

Shpërndaje

Para disa kohësh flitej se deputeti i shumëkomentuar i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi po divorcohej nga bashkëshortja e tij, por akoma nuk dihej arsyeja.

Sot deputeti ka treguar arsyen e ndarjes përmes një postimi në Instagram.

Gjuzi u ka lënë hapësirë ndjekësve të tij që t’i drejtojnë pyetje nëpërmjet Instagramit, ku një prej tyre e ka pyetur se cila ka qenë arsyeja që është ndarë nga bashkëshortja e tij.

Deputeti i është përgjigjur sinqerisht, duke treguar edhe gruan me kaçurrela që i kishte tërhequr vëmendjen.

Pyetja nga fansi: Si je deputet? Pse u ndave me gruan në këtë moshë?

Përgjgigja e Kujtim Gjuzit: Arsyeja e vetme pse deputeti Kujtim Gjuzi u nda nga bashkëshortja dhe do ndahesha dhe 1 mijë herë të tjera vetëm për këtë femër.

Kujtojmë se në mars të këtij viti, Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore dhe deputeti i Parlamentit Shqiptar, është urdhëruar nga gjykata t’i qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij, 16-vjeçar.

Kjo pasi, Kujtim Gjuzi, është denoncuar në policinë e Tiranës nga gruaja me inicialet M.K. dhe djali H.Gj, për dhunë në familje, ku si pasojë e një konflikti në familje, Kujtim Gjuzi, besohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 16, vjeçar të cilët më pas e kanë denoncuar në polici dhe më pas i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një Urdhër-Mbrojtje.

Shpërndaje