‘Mendoni për sezonin tjetër’/ Futbollisti i përgjigjet ashpër Beqjas: Je profesionist në sportin e vjedhjes

Shpërndaje

Futbollisti i Teutës, Sherif Kallaku, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ku thuhej se më mirë do ishte të mendohej për sezonin e ardhshëm sesa për rinisjen e këtij aktual, duke shtuar se vështirësitë do të jenë të mëdha.

Futbollisti i përgjigjet ashpër Beqajt, duke thënë se ai nuk mund të japë mend për futbollin, pasi ai është profesionist në sportin e vjedhjes.

“Një përgjigje sportive për gjithollogun ish-Ilir Beqjan! Pasi e ndriti Ministrinë e Shëndetësisë duke i ofruar burrave vizita falas për kancerin e gjirit, na dha mend se një familje shqiptare mund të kalojë muajin me 25.000 lekë. Pasi dha miliona euro tendera ‘check-up’, foli edhe për pensionistët. Pasi nuk e pa***-i kush, tani pa*** do të japë mend edhe për futbollin. Në fakt nuk ka faj pasi vetë është profesionit në sportin e vjedhjes, midhjes dhe check-up-it!”, shkruan Kallaku.

Image
Shpërndaje