
Shkrimtari shkodran Xhahid Bushati është shpallur një nga fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për Fëmijë 2026, një projekt i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit që mbështet autorët shqiptarë dhe botimin e veprave të reja për lexuesit e vegjël.
Dorëshkrimi i tij me titull “Plaku me akullore” u përzgjodh nga juria mes shumë projekteve konkurruese, duke i dhënë Bushatit mundësinë që vepra e tij të publikohet dhe t’i shtohet fondit të letërsisë shqipe për fëmijë.
Krahas autorit shkodran, këtë vit u shpallën fituese edhe Teuta Toska me veprën “Na quajnë motrat Qiriazi” dhe Adelina Mamaqi me “Tregimet e kalendarit”.
Përmes këtij fondi synohet nxitja e krijimtarisë së re letrare për fëmijë dhe mbështetja e autorëve shqiptarë në sjelljen e veprave të reja në gjuhën shqipe.




