
Gjokë Vata, 92 vjeç, vazhdon të krijojë me të njëjtin pasion. Artisti i njohur shkodran ka sjellë për lexuesit librin e tij më të ri me poezi, “Frymëzime poetike”, ku trajton tema të frymëzuara nga jeta dhe koha që jetojmë.
Autori falënderon redaktorin Vinçens Marku, njëkohësisht pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi” për mbështetjen në botimin e librit dhe për titullin “Frymëzime poetike”, që sipas tij i përshtatet më së miri veprës.
I njohur për kontributin në këngën shkodrane dhe në letërsi, Gjokë Vata mbetet aktiv edhe sot duke vazhduar të shkruajë dhe të ndajë krijimet e tij me lexuesit./RTSH





