
Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Laçit. I riu, i identifikuar si Veron Pasha, është transportuar në Spitalin e Traumës me një plagë në pjesën e kofshës.
Sipas burimeve spitalore, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sanxhaku” të Laçit, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plagosjes.



