Vllaznia vajza kualifikohet në turin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup…

Shpërndaje

Ekipi i vajzave të Vllaznisë ka shkruar një tjetër faqe suksesi, duke fituar 2-0 ndaj ekipit FC Colos dhe duke siguruar kualifikimin në turin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup.

Ky triumf është një arritje e madhe për klubin kuqeblu, që vazhdon të mbajë lart emrin e Shkodrës dhe të Shqipërisë në arenën europiane. Me këtë fitore, Vllaznia konfirmon edhe një herë dominimin në futbollin e femrave dhe tregon se është ambasadorja më e denjë e sportit shqiptar jashtë kufijve.

Ky sukses është frymëzim për sportin shkodran dhe një shembull për brezat e rinj që ëndërrojnë futbollin.

Shpërndaje