Chermen Valiev në finalen e Botërorit të Mundjes, synon medaljen e artë për Shqipërinë…

Shpërndaje

Chermen Valiev ka konfirmuar ambiciet e tij të mëdha, duke arritur finalen e peshës 74 kg në Botërorin e Mundjes që po zhvillohet në Kroaci, ku përfaqëson Shqipërinë.

Në gjysmëfinale, ai mposhti Sidakov me rezultatin 6-4, në një ndeshje të fortë e të tensionuar deri në fund. Më herët, në çerekfinale, Valiev kishte kaluar me vështirësi amerikanin David Aron, duke fituar 7-5.

Tani gjithë vëmendja është te finalja e nesërme, ku objektivi i tij është medalja e artë. Megjithatë, edhe një medalje argjendi do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për mundësin shqiptar.

Shpërndaje