Vllaznia përmbys Partizanin me goleadë 4-1 në Shkodër…

Shpërndaje

Vllaznia arriti një fitore të thellë 4-1 ndaj Partizanit në “Loro Boriçi”. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 26-të me golin e Isgandarli, por në fund të pjesës së parë Balaj riktheu baraspeshën.

Në pjesën e dytë, kuqeblutë përmbysën gjithçka. Balaj shënoi sërish, ndërsa Hakaj dhe Bismark vulosën fitoren, duke i dhënë skuadrës shkodrane tre pikë të rëndësishme në kampionat.

Shpërndaje