KF Vllaznia në takimin historik të ECA dhe UEFA në Shqipëri…

Shpërndaje

KF Vllaznia vazhdon të mbajë lart emrin e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke qenë pjesë e takimeve më të rëndësishme të klubeve europiane. Pjesëmarrja jonë në mbledhjen e Shoqatës Europiane të Klubeve (ECA), të zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, dëshmon angazhimin dhe vizionin për të forcuar rolin e klubeve shqiptare në futbollin kontinental.

Postimi i KF Vllaznia:

Ishim të nderuar të marrim pjesë në takimin e Shoqatës Europiane të Klubeve – ECA, të drejtuar nga CEO-ja z. Nasser Al-Khelaifi, zhvilluar për herë të parë në Shqipëri në kuadër të mbledhjes së përbashkët me UEFA-n.
Ky ishte një moment i rëndësishëm për futbollin europian dhe një mundësi e madhe për klubet shqiptare.

🤝Në shenjë respekti dhe miqësie, Presidenti i KF Vllaznia i dhuroi z. Al-Khelaifi fanellën kuqeblu të klubit tonë – ngjyra që ndërthuren edhe me ato të Paris Saint-Germain – me një mesazh të posaçëm të shkruar në krah të saj.

Shpërndaje