Ndriçim Shtubina zë vendin e Elvis Plorit në stolin e Vllaznisë U-19…

Shpërndaje

Akademia e futbollit Vllaznia vijon rrugëtimin e saj në rritjen dhe zhvillimin e talenteve të rinj, duke bërë ndryshime të rëndësishme në stafin drejtues. Pas largimit të Elvis Plorit nga posti i trajnerit të ekipit U-19, drejtuesit kanë besuar këtë detyrë tek një emër i njohur për klubin, Ndriçim Shtubina.

Postimi i akademisë së futbollit Vllaznia:

Elvis Plori nuk do të jetë më trajner i ekipit U-19, pasi ka zgjedhur të drejtojë një skuadër tjetër në futbollin shqiptar. Ndërkohë, drejtuesit e Akademisë kanë vendosur që në vend të tij të emërojnë Ndriçim Shtubinën si trajner të ekipit U-19.
🔴🔵Akademia Vllaznia i uron suksese Shtubinës në detyrën e tij të re!

Shpërndaje