Amir Brahimi huazohet te Luftëtari për sezonin 2025-2026…

Shpërndaje

KF Vllaznia ka zyrtarizuar huazimin e mbrojtësit të ri, Amir Brahimi, te skuadra e AF Luftëtari për sezonin futbollistik 2025-2026.

20-vjeçari, i cili është një nga lojtarët premtues të akademisë kuqeblu, do të ketë mundësi të marrë më shumë minuta loje dhe të fitojë përvojën e nevojshme në nivelet konkurruese të futbollit shqiptar.

Nga Vllaznia shprehen se ky hap është i rëndësishëm për rritjen profesionale të futbollistit dhe shpresojnë që pas këtij sezoni Brahimi të rikthehet tek skuadra shkodrane më i pjekur dhe më i përgatitur për sfida më të mëdha.

Shpërndaje