KF Shkodra emëron Arbër Shytanin trajner të ekipit U-17…

Shpërndaje

KF Shkodra ka zyrtarizuar emërimin e Arbër Shytanit si trajner i ekipit U-17. Prezantimi u bë nga presidenti i klubit, Agim Cani, duke i besuar ekipin e të rinjve një prej emrave më të njohur të futbollit shkodran.

Shytani vjen me një përvojë të gjerë në stolin e ekipeve të moshave dhe seniorëve, ku ka fituar tituj rajonalë e kombëtarë me Djelmnia U-17, KF Ada, KF Laçi U-19 dhe së fundmi me Vllazninë U-17. Ai njihet si një nga trajnerët më të përkushtuar në punën me të rinjtë dhe si analist sportiv që flet pa doreza në studio televizive.

Klubi pret që ai të sjellë energji dhe vizion të ri në ndërtimin e brezit të ardhshëm të futbollistëve, duke e çuar më lart emrin e KF Shkodra. Me këtë rast, klubi i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re.

Shytani e nisi karrierën si futbollist me Vllazninë, për të luajtur më pas me Laçin dhe disa skuadra të Kategorisë së Parë, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me fushën dhe pasionin për futbollin.

Shpërndaje