
Vllaznia ka siguruar kualifikimin për në raundin e dytë të UEFA Conference League, pas një fitoreje spektakolare 4-2 ndaj Daugavpils, në ndeshjen e kthimit të luajtur në Letoni.
Kuqeblutë përmbysën rezultatin e takimit të parë, falë golave të shënuar nga Mensah, Yago, Dodaj dhe Esat Mala. Ky i fundit realizoi golin vendimtar që i dha kualifikimin ekipit shkodran, duke vulosur një mbrëmje të paharrueshme për tifozët vllazniakë.



