Nga Cagliari te Frosinone, Alen Sherri nis aventurë të re në Itali..

Shpërndaje

Alen Sherri është portieri më i ri i Frosinones pasi klubi i Serie B ka arritur akordin me 27-vjeçarin shqiptar, i cili vjen pas një eksperience te Cagliari.

 Portieri shkodran kalon te Frosinone në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit ndërsa në Sardenjë luajti 7 ndeshje, duke zhvilluar paraqitje pozitive.

“Frosinone Calcio njofton se ka arritur një marrëveshje me Cagliari Calcio për afrimin e lojtarit Alen Sherri. Portieri i lindur në vitin 1997 vjen në formë huazimi me opsion blerjeje”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Sherri, që ka kontratë me Cagliarin deri në verën e vitit 2027, kërkon të jetë protagonist në sezonin e ri me Frosinonen, në përpjekje për ngjitjen në elitën e futbollit italian.

Shpërndaje