Erisa Rrasa e Vllaznisë shpallet Kampione Kombëtare në kërcim së gjati…

Shpërndaje

Sportistja e talentuar e Vllaznisë, Erisa Rrasa, ka fituar titullin Kampione Kombëtare në kërcim së gjati për të rritura. Pavarësisht vështirësive dhe dëmtimeve gjatë këtij sezoni, Erisa arriti të tregojë klas dhe vendosmëri, duke siguruar vendin e parë dhe duke kontribuar ndjeshëm në suksesin e ekipit shkodran.

Ky është një tjetër tregues i potencialit të madh që ajo zotëron, ndërsa pritet që në të ardhmen të sjellë rezultate edhe më të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Vllaznia vazhdon të mbetet një vatër e rëndësishme për zhvillimin e atletikës shqiptare.

Shpërndaje