Durjon Idrizaj i Vllaznisë shpallet Kampion Kombëtar në 400 metra me pengesa!…

Shpërndaje

Atleti i talentuar i Vllaznisë, Durjon Idrizaj, ka dominuar garën e 400 metrave me pengesa në Kampionatin Kombëtar, duke u shpallur kampion i Shqipërisë në këtë disiplinë. Me një paraqitje të fortë dhe të kontrolluar, Durjoni tregoi edhe një herë përkushtimin dhe profesionalizmin që e karakterizon si lider i ekipit kuqeblu.

Ky rezultat është dëshmi e punës së tij të palodhur dhe e vazhdimësisë në sukses, duke e konfirmuar si një nga emrat më të besueshëm dhe të suksesshëm të atletikës shqiptare.

Vllaznia ka një kampion të padiskutueshëm – Durjon Idrizaj!

Shpërndaje